Kjo është skuadra e re e Topallit
31 gusht 2021
| 21:01
Ish-sulmuesi i Ballkanit ka ndërruar ambient në Turqi, duke u transferuar të Istanbulspor.
Jetmir Topalli nuk do të luanë më me skuadrën e elitës turke, Yeni Metalyaspor pasi që është transferuar në skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit turk, Istanbulspor.
“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me futbollistin profesionist, Jetmir Topalli deri në sezonin 2025-26”, shkruan në zyrtarizimin e klubit që vije nga metropoli turk, Stambolli.
Kujtojmë që Topalli ishte pjesë e Yeni dhe nuk pati shumë minuta të luajtura derisa vitin e kaluar kishte huq penalltinë, që e kishte eliminuar këtë skuadër nga gara e kupës.



