Kloppi mund të shkarkohet në fund të sezonit

23 shkurt 2023 | 13:22

Skuadra e Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit do t’i ndajnë rrugët fund të këtij sezoni. Mediet në ishull raportojnë se një pjesë e mirë e drejtuesve të Liverpoolit janë pro largimit të trajnerit gjerman.

Kloppi solli titullin e kampionit të Premierligës në “Anfield” pas tre dekadash pritjeje. Gjermani fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Community Shield, FA Cup dhe League Cup, si dhe Superkupën e Evropës.

Në Liverpool tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe mediet evropiane raportojnë se kandidati i parë është trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar para disa…