Kloppi shpallet trajneri i vitit në Premier Ligë

15 gusht 2020 | 15:16

Gjermani Jurgen Klopp është shpallur trajneri i vitit në Premier Ligë.

Ai pati një sezon të shkëlqyer me Liverpoolin, duke arritur ta shpallë kampion të Anglisë pas 30 vjetësh.

“Jurgen Klopp është shpallur Menaxheri i Sezonit në Premier për sezonin 2019/20”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Gjithashtu edhe çmimin për futbollistin më të mirë të ri e ka rrëmbyer talenti i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Vojvoda është pranë transferimit në Itali. Mbrojtësi spikati me…