Vojvoda, afër transferimit në Itali

15 gusht 2020 | 15:00

Mërgim Vojvoda është pranë transferimit në Itali. Mbrojtësi spikati me Standard Liege sezonin e shkuar, duke u zgjedhur madje si lojtari më i mirë në krahun e djathtë.

Dardani ka rënë dakord me Atalantën, sikurse raportojnë mediat në Belgjikë. Tani klubet po bisedojnë për ë gjetur gjuhën e përbashkët për shumën e transferimit.

Atalanta deri më tani ofron 4 milion euro për kartonin e Vojvodës, kurse Standard Liege do 6 milion euro. Kjo për shkak se Mouscrone ka 20% të kartonit dhe do të marrë pjesën e vet në rast transferimi të mbrojtësit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin…