Klubi i madh italian e dëshiron Gjimshitin

03 gusht 2022 | 14:46

AC Milani është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Pas largimit të Alessio Romagnolit, kampioni italian ia kanë vënë syrin futbollistit shqiptar, Berat Gjimshiti.

Futbollisti kuqezi po shkëlqen tash e sa vite në fanellën e Atalantas, e cila nuk e sheh atë si të pashitshëm. Prandaj, Milani mund të përfitojnë nga ky rast dhe ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, i cili do të ishte një alternativë e mirë e Kjaerit dhe Tomorit. Gjimshiti, i lindur në vitin 1993 është pjesë e ekipit bergamask që nga viti 2018.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur vendimin e…