Klubi i Premier Ligës interesohet për ‘Lewan’ e Kosovës

12 mars 2024 | 11:42

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Albion Rrahmani mund të transferohet shumë shpejt në Premier Ligë.

Sipas medieve rumune, është skuadra e Aston Villas që ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar. Ka qenë trajneri Unay Emery, ai që ka kërkuar shërbimet e Rrahmanit, që ka bërë bujë edhe në futbollin kosovar duke u njohur me nofkën “Lewandowski”.

Rrahmani ka shkëlqyer te Rapid Bukureshtit që nga transferimi në verën e kaluar duke realizuar 13 gola. Atë nuk e ndaloi as lëndimi i rëndë që e pësoi.

Mediumet në Rumani janë duke e cilësuar Rrahmanin si lojtarin më të mirë në elitën e futbollit rumun. Përndryshe, Rapid Bukureshti e bleu Rrahmanin për rreth 600 mijë euro nga skuadra e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është paraqitur në Komisionin…