Klubi shqiptar po bën historinë në futsallin norvegjez

25 nëntor 23:08

Klubi i futsallit Prishtina nga Haldeni në Norvegji është duke bërë histori në futsall.

Ky klub ka zhvilluar 30 ndeshje pa humbje, duke arritur 28 fitore në lojrat kampionale dhe në 6 lojera miqësire/përgatitore.

Tani ky klub po bënë gara në elitën e futsallit duke startuar me sukses.

Lojën e parë e luajtën baras 7:7 me kampionin aktual Sandefjord, ekip ky që këtë vit po luan në kupën e kampionëve në Evropë, ndërsa sot fituan nga ekipi i njohur Oslos KFUM me rezultat 4:3.

Formacioni Prishtinës: Isa Shipshani, Rinor Toppalaj, Blerim Rexhepi, Shkodran Dinaj, Ardijon Berbatovci – Admir Radoncic, Shakir Bajrami, Faris Ibrulj, Ahmed Moheyeldin Abdelghani, Arber Gashi dhe Besian Kadri.

Golat për Prishtinën i shënuan: Rinor Topallaj, Shkodran Dinaj, Ardijon Berbatovci dhe Blerim Rexhepi.

Linku nga gazeta norvegjeze:

https://www.ha-halden.no/sport/futsal/fredrikshald-prishtina-futsal/fredrikshald-vant-historisk-seier/s/5-20-594036?fbclid=IwAR2Z6OA25XvTJo4FWmRq12QRmnjd2ZUysip0gjMhlOzGez8sEtfYbPnf2Dk

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një…