KMDLNj: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

23 tetor 2018 | 15:20

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) e ka quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu për mbylljen e shkollave që mbështeten nga Fetullah Gylen.

Ky këshill ka kërkuar që Kosova të mos përzihet në konfliktin midis Erdoganit dhe Gylenit, por të jetë neutrale.

“Pas kërkesës brutale të ministrit të Jashtëm të Turqisë, nëse i referohemi medieve, për mbylljen e shkollave në Kosovë që mbështeten nga Gyleni sikur edhe kërkesa për ekstradim të anëtarëve të lëvizjes ‘FETO’ e që Turqia i cilëson si terroristë, u rrit shqetësimi dhe frika e anëtarëve të komunitetit turk, shtetas të Turqisë por që kanë edhe shtetësi tjetër që jetojnë dhe punojnë në Kosovë se mund të trajtohen sikur edhe 6 turqit e kidnapuar më parë e në veçanti familjarëve të të kidnapuarve andaj, KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës që t’i respektojnë të drejtat e njeriut në përputhje me Kushtetutën e Kosovës si dhe dokumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të mos lejojnë që rasti i kidnapimit të 6 shtetasve turq, kohë më parë të përsëritet për çka edhe kanë dhënë zotime publike gjatë takimit me familjarët si dhe gjatë takimeve me KMDLNj”, është thënë në reagimin e KMDLNj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kësaj mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, është…