Kocijançiqi: Brukseli ka të drejtë t’i kërkojë Kosovës shfuqizimin e taksës

22 nëntor 2018 | 15:32

Bashkimi Evropian (BE) e ka bërë të qartë se vendosja e taksës nga ana e Prishtinës për 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës shkel dispozitat e marrëveshjes së CEFTA-s.

Kështu ka deklaruar të enjten në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq. Ajo ka theksuar se Brukseli pret nga sekretariati i CEFTA-s dhe të gjitha palët të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar respektim të kësaj marrëveshje.

Po ashtu ajo ka thënë se Brukseli ka të drejtë të kërkojë nga Kosova të shfuqizojë vendimin pasi “BE-ja monitoron zbatimin e gjitha angazhimeve të bëra nga partnerët në rajon si dhe marrëveshja e CEFTA-s është shtyllë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Kocijaniqi ka nënvizuar se vendimi i Kosovës për taksën, nuk është në frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të cilën autoritetet në Prishtinë e kanë nënshkruar me Komisionin Evropian.

“Serbia dhe Kosova janë ankuar shumë herë për atë që ndodh në marrëdhëniet midis tyre dhe ne e kemi theksuar se këto çështje rregullohen përmes dialogut, për të cilin BE-ja ende është e gatshme të ndihmojë” , ka thënë Kocijançiqi.

Ajo ka kërkuar nga të dyja palët të ndalojnë provokimet e tilla dhe të përqendrohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve pa parakushte të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi…