KOK-u bashkëpunon me “Play International” dhe Komunën e Prishtinës

31 janar 2018 | 10:53

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do ta vazhdojë bashkëpunimin me Organizatën “Play International” dhe drejtoritë për arsim dhe sport në Komunën e Prishtinës.

Në lidhje me këtë, përfaqësuesit e “Play International”, Filipo Vigani, menaxher dhe Arlinda Gecaj, koordinatore, kanë vizituar KOK-un. Takimi u mbajt në prag të dy aktiviteteve që KOK-u organizon në sheshin kryesor të Prishtinës, Festivalin Olimpik “PyeongChang 2018” dhe Panairin e Sportit 2018, aktivitete këto që koincidojnë edhe me 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast, përfaqësuesit e “Play International” u shprehën të gatshëm për t’o ndihmuar këto aktivitete, me sjelljen e vullnetarëve. “Gjatë viteve ‎2016-2017 KOK-u dhe KO i Francës nëpërmjet ‘Play International’ kanë organizuar projektin ‘Playdagogji’ me nxënësit e lindur në vitin 2008, ku nëpërmjet arsimtarëve të edukimit fizik janë promovuar vlerat olimpike: respekti, miqësia dhe shkëlqimi!”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Festivali Olimpik mbahet prej 9-25 shkurtit, kurse Panairi i Sportit më 12 shkurt.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behram Hoti (Mal Drenica) Ditar: Ushtria Çlirimtare Kombëtare 1900-2002 me…