KOK-u nënshkruan kontratë me ‘Physio Miracle’

23 gusht 2019 | 11:12

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndëshkuar kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Physio Miracle”, e cila ofron shërbime fizioterapeutike dhe mjekësi sportive.

Kontrata njëvjeçare u nënshkrua nga kryetari i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtori i “Physio Miracle”, Bernard Tahirbegolli.

“Është një lajm i mirë për KOK-un dhe sportistët e Kosovës, pasi në vazhdën e përpjekjeve tona për gjetjen e sponsorëve të rinj, që janë në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike të KOK-ut, jemi takuar me kompaninë ‘Physio Miracle’, një kompani e re, por me ambicie shumë të mëdha dhe një organizatë e pajisur me mjete shumë të sofistikuara, që janë në funksion të përmirësimit të shëndetit të sportistëve. Kështu që, KOK-u ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi dhe ndihemi mirë që sot po e nënshkruajmë këtë kontratë”, ka thënë Hasani.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALEXANDRU MONCIU-SUDINSKI Pra, ç’shohim ne në këtë film, fëmijë? Ca…