KOK-u për herë të parë ndan bursa për Shpresa Olimpike

28 janar 2019 | 16:21

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontrata me gjashtë sportistë të rinj, të cilët janë përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës si bursistë për Shpresa Olimpike 2019.

Gjashtë sportistët do të marrin bursa mujore nga 100 euro nga KOK-u gjatë vitit 2019. Ndërsa sportistët e përzgjedhur janë: Drenis Mala (shigjetari), Erdonis Maliqi (boks), Melisa Zhdrella (not), Bleron Fetaovski (peshëngritje), Blerton Nuha (çiklizëm) dhe Albinot Selmani (karate).

KOK-u ka përzgjedhur edhe 10 sportistë tjerë të rinj si Shpresa Olimpike, të cilët do të marrin bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, në vlerë 150 euro në muaj për gjatë vitit 2019.

10 sportistët që do të përfitojnë bursa nga MKRS në vlerë 150 Euro në muaj, si Shpresa Olimpike 2019

Erza Muminoviq           (xhudo)
Shpat Zeka                              (xhudo)
Muhamet Ramadani      (atletikë)
Betim Maliqi                  (karate)
Patriot Behrami             (boks)
Dren Ukimeraj               (not)
Arlind Selimi                 (mundje)
Arbi Pupovci                 (skitari)
Albina Deliu                  (atletikë)
Fatih Karabaxhaku        (pingpong)

6 sportistët që do të përfitojnë bursa nga KOK në vlerë 100 Euro në muaj, si Shpresa Olimpike 2019

Drenis Mala         (shigjetari)
Erdonis Maliqi     (boks)
Melisa Zhdrella    (not)
Bleron Fetaovski (peshëngritje)
Blerton Nuha       (çiklizëm)
Albinot Selmani   (karate)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli ka shënuar fitore në ballafaqim me Prishtinën e Re…