KOMF-i: Pandemia rëndoi gjendjen e shërbimeve sociale

23 prill 2021 | 17:25

Viti 2020 po cilësohet viti më i rëndë në 20 vjetët e fundit sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale. Kjo e gjetur është publikuar në raportin e monitorimit “Shërbimet sociale në kohë pandemie”, të paraqitur nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë-KOMF.

Në këtë raport bëhet me dije se në vitin 2020 shërbimet sociale ishin në gjendje edhe më të rëndë krahasuar me vitin 2019, derisa u tha se pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve në nevojë për shërbime sociale.

Drejtoresha ekzekutive e KOMF-it, Donjeta Kelmendi, ka thënë se gjatë vitit 2020 është rritur numri i rasteve të dhunës në familje dhe se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë mbetur pa shërbime për shkak të masave të ndërmarra.

Ajo ka thënë se krahas pandemisë, edhe gjendja e paqëndrueshme politike në vend gjatë 2020-s pati ndikim në përkeqësimin e mirëqenies sociale dhe decentralizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edinson Cavani e ka ritheksuar dëshirën e tij për t’u…