Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

01 korrik 2022 | 07:54

Komisonarja evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, është takuar dje në Bruksel me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përveç Sveçlës, për këtë takim ka njoftuar edhe Johansson, e cila ka thënë se ka përgëzuar ministrin Sveçla për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në takimin me ministrin Xhelal Sveçla, e përgëzova për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Johansson.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

“Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në vlerësimin e saj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në udhërrëfyes”, ka shkruar Johansson në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bakteri i salmonelës është gjetur në fabrikën më të madhe…