Komisioni parlamentar miraton tri projektligjet për FSK-në

26 nëntor 2018 | 11:46

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar tre projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, ka vlerësuar se debati për të gjitha këto projektligje është shterur dhe ka kërkuar që menjëherë të hidhen në votim.

Pas votimit në këtë komision, i mbetet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se kur do t’i vendos në rënd dite këto projektligje për miratim në lexim të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të…