Komisioni për Legjislacion, përplasen ministrja Haxhiu dhe deputetja Deliu-Kodra  

20 korrik 2023 | 13:28

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Albulena Haxhiun, në Komisionin për Legjislacion.

Deliu-Kodra ka thënë që shumica e ligjeve të pushtetit janë refuzuar nga Gjykata Kushtetuese, raporton Kosovapress. Haxhiu i është kundërpërgjigjur deputetes duke i thënë që të mos manipulojë.

Deliu-Kodra po ashtu pati ankesa sa i përket qasjes së Haxhiut ndaj opozitës.

“Është e habitshme se si i qaseni opozitës. Po flisni për një reformë të njëanshme. Sot po zbërthehet në një qasje të njëanshme. Është e papranueshme që t’i qaseni një anshëm Komisionit të Venecias”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grand Slam i Wimbledonit është turneu më i rëndësishëm i…