Komuna e Drenasit ndan mbi 200 mijë euro për parandalimin e përhapjes së COVID 19

25 mars 13:47

Komuna e Drenasit  ka mbajtur sot seancë urgjente, ku në mënyrë unanime është votuar propozimi për ndarjen buxhetore prej 229 200 euro për të plotësuar nevojat që dalin në këtë situatë emergjente për parandalimin e virusit COVID-19.

 

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka falënderuar asamblistët për bashkëpunim, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, stafin shëndetësorë vullnetarë, zyrtarët policor, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, njësitë në Drenas, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

 

Edhe asamblistët kanë falënderuar Lladrovcin për gatishmërinë dhe menaxhimin e kësaj situate në Komunën e Drenasit, duke e mbështetur propozimin për ndarjen e mjeteve.

Kreu i Drenasit ka propozuar që asamblistët nga opozita dhe pozita të marrin pjesë në menaxhimin e këtij fondi që është miratuar si dhe të jenë pjesë e Shtabit Emergjent, në mënyrë që shpenzimi i parasë publike të jetë transparente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i ka…