Komuna e Lipjanit mbështet 55 fermerë me koshere të bletëve  

08 shtator 2019 | 13:21

Komuna Lipjanit ka mbështetur 55 bletarë, të cilët kanë përfituar 220 komplete me koshere.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti,  ka uruar të gjithë përfituesit duke thënë se do të vazhdojmë të punojmë së bashku që sektorin e bujqësisë ta zhvillojmë sa më shumë në komunën.

“Komuna e Lipjanit ka potencial të mjaftueshëm që sektori i bletarisë të zhvillohet edhe më tutje, dhe në këtë mënyrë ta ngrisim cilësinë edhe më shumë në treg”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa përfituesit e këtyre koshereve janë ndarë të kënaqur dhe kanë falënderuar Komunën e Lipjanit dhe kryetarin Ahmeti për këtë mbështetje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Parkut të Lirisë” në Ferizaj i është shtuar edhe këndi…