Komuna e Malishevës merr përsipër mbulimin e shërbimit të varrimit

15 maj 2019 | 13:14

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mulla Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e kësaj komune.

Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim mortor është 230 euro, të cilat do të mbulohen me mjete buxhetore të Komunës së Malishevës.

Mbulimi i shpenzimit për shërbimet e varrimit sipas kësaj marrëveshje në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me pagesën e anëtarësisë ndaj Bashkësisë Islame, çështje e cila edhe më tutje mbetet në raportet e deritanishme të qytetarëve me Bashkësinë Islame.

Kuvendi i Komunës së Malishevës gëzon të drejtën e shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, në rast se Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë nuk përmbush obligimet e veta sipas nenit 2 dhe 5 të kësaj marrëveshje.

Marrëveshja fillon të zbatohet prej datës 1 janar 2019 dhe përfundon më 31 dhjetor 2020.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarët,…