Konfiskohen mbi 35 kg lëndë narkotike dhe arrestohet një i dyshuar

30 qershor 2023 | 23:38

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Gjakovës, ka zhvilluar një hetim rreth tremujor (operacioni i koduar ‘Mali’), ndaj një të dyshuari për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të premten në orët e mbrëmjes, policia ka realizuar një plan taktik, ku njësive të anti-drogës u kanë ofruar mbështetje edhe njësi tjera policore të Gjakovës.

“Operacioni policor është zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë, nga të cilat edhe është pranuar urdhri për kontroll në një lokacion në një fshat të Gjakovës. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka humbur edhe një shans për një projekt të…