Konfiskohen rreth gjysmë toni mish i prishur në Ferizaj

05 prill 2018 | 17:04

Inspektorati Komunal në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar afro gjysmë toni mish dhe nënprodukte të llojit të mishit të prishura.

“Pas ekzaminimit të produkteve, inspektorët përkatës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për konfiskimin dhe asgjësimin e tyre dhe procedimin e mëtutjeshëm konform rregullativës ligjore në fuqi. Aksioni për kontrollin e produkteve ushqimore do të zhvillohet në vazhdimësi, në luftën e pakompromis me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga produktet që ofrohen në treg”, është bërë me dije në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…