Konjufca për bashkimin me Shqipërinë: Paradoksale me i zhdukë dy shtete e me e bë një

28 dhjetor 2023 | 08:19

Integrimi i shqiptarëve nuk mund të ndodhë duke i zhdukur dy shtetet tona, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur lidhur me deklaratën e bashkëpartiakut të tij Liburn Aliu për çështjen e bashkimit me Shqipërinë.

“Nuk e di si mund të ndodhë. Është shumë vështirë dhe pak edhe paradoksale ne shekullin 21 me i zhduk dy shtete e me u bë një. Me gjithë këtë rregullim institucional e me gjithë këto çështje”, deklaroi Konjufca në Klan Kosova.

“Mendoj që teza e Ukshin Hotit ka qenë plotësisht reale dhe shumë aktuale është sot, kur thotë që ‘hapi më i madh i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën do të jetë kur Kosova të bëhet republikë’, kur ta ketë të drejtën e vetëvendosjes, dhe e drejta e vetëvendosjes për Kosovën e çliron kombin shqiptar, e çliron popullin e shtypur të shqiptarëve, dhe kjo pastaj futet në marrëdhënie të lira e të drejtpërdrejta me Republikën e Shqipërisë”, shtoi ai.

I pari i Kuvendit të Kosovës tutje vlerësoi se kombi ynë është i bashkuar edhe duke qenë në dy shtete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i LV-së, Haki Abazi, thotë se deklarata e Vetëvendosjes,…