Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar

28 dhjetor 2023 | 08:18

Ish-deputeti i LV-së, Haki Abazi, thotë se deklarata e Vetëvendosjes, se kinse do të fitojnë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme, është për t’iu ikur llogaridhënieve për dështimet.

Abazi thekson se qeveria Kurti ka dështuar edhe në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Kjo deklaratë është në kuadër të pozicionimeve të fundvitit, kështu duke iu ikur llogaridhënieve dhe dështimeve të njëpasnjëshme në qeverisje, sidomos në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe vitit të parë që Kosova po hinë me sanksione në vitin tjetër”, tha Abazi.

Sipas Abazit, tash në këto tri vite të qeverisjes është dashtë të flitet për projekte madhore e jo kundërshtimet që i kanë me Gjykatën Kushtetuese.

Tutje, sipas Abazit, qeveria e Albin Kurtit s’ka kurrfarë dallimi me ish-qeveritë e tjera.

“Ka edhe mungesë të plotë të projekteve madhore që janë promovuar në kuadër të fushatës elektoriale. Është viti i tretë kur është dashtë të flitet për arritje të mëdha dhe tash ajo çka flitet janë kundërshtimet me Gjykatën Kushtetutese dhe potenciali për zgjedhje të reja”, tha Abazi.

“Dhe nëse e shohim, s’ka asnjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara”, shton Abazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rruga më e shpejt për me i zgjidh problemet që…