Kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje, me peticion zvarritet procesi

28 dhjetor 2023 | 08:16

“Rruga më e shpejt për me i zgjidh problemet që është që kryetarët e komunave me të japin dorëheqje”, ka thënë Kadri Kryeziu.

Rruga më e duhur e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme në komunat veriore të Kosovës, sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është dorëheqja e kryetarëve aktual.

Ai tha se kryetarët e komunave veriore nuk mund të shkarkohen sepse nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë.

“Rruga më e shpejt për me i zgjidh problemet që është që kryetarët e komunave me të japin dorëheqje, është akt moral. Peticioni është strategji politike, zhagitet puna, shkon shumë gjat. Nëse bën peticion duhet me pas arsyetim. Këta kryetar nuk e kanë shkel ligjin, nuk janë legjitim por legal. Udhëzimi ka bazë kushtetuese, por shkarkimi nuk ka bazë kushtetuese sepse nuk kanë bërë ndonjë gjë antiligjore. Rruga më e drejtë dhe e shpejtë të japin dorëheqje për hir të Kosovës”, tha ai.

Sa i përket peticionit për shkarkimin e kryetarëve, sipas Kryeziut nuk është metoda e duhur sepse sipas tij nuk ka ndonjë arsyetim për një gjë të tillë.

Ai tha se kryetarët mund të ankohen dhe mund edhe ta fitojnë rastin në Gjykatë.

“Këta nuk kanë arsyetim, kërkesa duhet të bëhet në bazë të 50 plus për qind, të trupit elektroal, duhet të shkojë në asamblenë komunale, duhet të ketë debat aty me arsyetu. Arsyetim nuk kanë, ky është ekuacion i panjohur. Mund të ankohen e ta fitojnë rastin, nuk mund t’u thuhet “nuk po të duam”, nuk ka arsyetim juridik”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka kërkuar…