Konjufca për vrasjen e policit: Sulm i strukturave të drejtuara nga Serbia

24 shtator 2023 | 08:31

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të vendit, për të cilin tha se është sulm terrorist i strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia.

Konjufca tha se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Kosovës, veprimeve për rend e ligj, por edhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

“Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe ShBA-së, ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”, tha Konjufca.

Më tutje, ai kërkoi që autorët e këtij krimi urgjentisht të sillen para drejtësisë, teksa i ftoi institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar raportimin e…