Konkurrentja e “Për’puthen” reagon pas komenteve raciste: Nëse do isha rome çfarë?

30 shtator 2021 | 11:58

Konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, ka vendosur që të reagojë ndaj disa  komenteve raciste që i janë bërë në rrjete sociale për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Në një postim në “Instastory”, 26-vjeçarja thotë se e kanë etiketuar si “jevgë” apo “gabele”. Ajo zgjodhi që të reagonte në llogarinë e Instagram-it që i ka hapur qenit të saj Coco, me të cilin ka treguar se është shumë e lidhur.

“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz.

Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush?

Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja”, shkroi ajo në postimin e saj”, shkroi Pupa.

“Jevgë, gabele”/ Konkurrentja e“Jevgë, gabele”/ Konkurrentja e“Jevgë, gabele”/ Konkurrentja e“Jevgë, gabele”/ Konkurrentja e“Jevgë, gabele”/ Konkurrentja e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi e fuqishme që goditi Slloveninë mbrëmjen e djeshme…