Konstituohet Komisioni për Integrim Evropian, prioritet MSA-ja dhe liberalizimi i vizave

18 shkurt 2020 | 13:15

Sot në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i Komisionit për Integrim Evropian.

Kryetari i Komisionit për Integrim Evropian, Armend Zemaj, ka bërë me dije se prioritet i komisionit do të jetë agjenda evropiane, përfshirë MSA-në dhe liberalizimin e vizave.

“Sot kemi bërë konstituimin e Komisionit për Integrim Evropian, njëherit mua më është besuar detyra e udhëheqjes së këtij komisioni nga kryetari i GP-LDK-së dhe Kuvendit të Kosovës. Prioritet i punës dhe mandatit tim është përmbushja e agjendës evropiane, MSA, liberalizimi i vizave dhe integrimi i plotë në familjen evropiane”, ka thënë Zemaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi mësuar t’i shohim gjithnjë të kuruara, elegante dhe me…