Kosnetti viziton veriun: Paqja mund të arrihet vetëm duke punuar së bashku

16 qershor 2021 | 11:01

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar të martën Mitrovicën në pjesën veriore ku është takuar me liderët politikë si dhe shoqërinë civile.

Kosnett përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se qytetarët e Kosovës mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Vizitë e mirë dhe produktive dje në veriun e Mitrovicës për diskutim me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, pret që skuadra e tij…