Kosova dhe Mali i Zi mbajnë konsultime politike për bashkëpunimin dypalësh

11 shkurt 2019 | 14:43

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Albert Prenkaj, dhe ai nga pala malazeze i udhëhequr nga Ivan Lekoviq, drejtor i përgjithshëm i bilaterales kanë mbajtur një takim të rregullt pune për konsultime politike dypalëshe, ashtu siç edhe parashihet me marrëveshjen e përbashkët të dy ministrive respektive.

Takimi është zhvilluar në Podgoricë, ndërsa temat, që janë trajtuar kanë përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit e delegacioneve, kanë vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe, që nga konsulta e kaluar, kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.

Në të njëjtin takim është konfirmuar edhe gatishmëria dhe interesimi i ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Darmanoviq për vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë gjysmës së parë të muajit mars.

Nga pala kosovare në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ambasadorët Valdet Sadiku, Ariana Zherka, Skender Durmishi, drejtori i Diplomacisë Ekonomike, Gyner Urea dhe zyrtari i lartë, Bekim Misini.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK), ka hedhur…