Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

23 nëntor 2022 | 22:36

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegocitarëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Borrell ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrim të makinave derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

“Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Borrell përmes një postimi në Twitter.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika e ka filluar me këmbën e mbarë rrugëtimin në…