Kosova, e gatshme për parakualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3

03 qershor 2022 | 17:25

Në fundjavë do të mbahen parakualifikimet për FIBA Europe Cup, ku do të marrë pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Garat do të zhvillohen në Qipro, ndërsa të gjitha ndeshjet do të transmetohen në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube. Takimet në grupe zhvillohen të shtunën, ndërsa të dielën zhvillohen sfidat eliminatore. Te meshkujt marrin pjesë: Qipro, Kosova, Shqipëria, Andorra, Azerbajxhani, Irlanda dhe Luksemburgu.

“Dardanët” janë në grup me Irlandën dhe Shqipërinë. Te femrat marrin pjesë: Qipro, Kosova, Andorra, Luksemburgu dhe Malta. Vashat e Kosovës janë në grup me Irlandën dhe Andorrën. Kosovën në këto parakualifikime e përfaqësojnë: te femrat Saranda Daci, Arbnore Përquku, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi, kurse te meshkujt Edmond Kryeziu, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Rron Dahsyla.

Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale. Ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale. Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup. Të shtunën meshkujt nga ora 10:00 takohet me Shqipërinë, kurse në orën 14:50 përballen me Irlandën. Ndërsa femrat takohen nga ora 14:00 me Irlandën dhe në orën 16:05 me Andorrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa…