Kosova humbi një mik të shquar, senatori Lieberman ishte mbështetës i fuqishëm i luftës sonë

28 mars 2024 | 08:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit amerikan nga Partia Demokratike, Joseph Lieberman.

Haradinaj vlerësoi ish-senatorin Lieberman si mbështetës të madh të shqiptarëve në përpjekjet për liri. Ai shtoi se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë për angazhimin e tij.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe te varrezat…