Kosova me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar ‘Miroslav Petroviç’

31 maj 2023 | 13:40

Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) me anë të një njoftimi për medie ka bërë të ditur se pesë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviç”.

Kjo do të jetë gara e radhës sipas kalendarit vjetor për FboxK-së, e cila do të zhvillohet më 2 dhe 3 qershor në Kumanovë. Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë turne me tre boksierë senior dhe dy të rinj. Seniorët do të përfaqësohen nga Gentrit Gashi (kategoria 60 kilogramë), Shpëtim Bajoku (kategoria 67 kilogram) dhe Patriot Behrami (kategoria 71 kilogramë). Në anën tjetër, pjesë e të rinjve janë Benjamin Deva (kategoria 48 kilogramë) dhe Sali Hajdaraj (kategoria 60 kilogramë).

Ekipin e boksierëve kosovarë do ta udhëheq selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani.

“Këto gara janë të mirëseardhura për boksierët Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ që organizohen në Krakow (Poloni) në muajin qershor”, thuhet në njoftimin FboxK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të…