Kosova mirëpret ndihmën e Finlandës për fushën e arsimit

19 shkurt 2020 | 13:53

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për gjendjen aktuale të arsimit në vendin tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Ambasadorja Stjernvall e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur në realizimin e politikave në arsim.

Ministrja Bajrami ka falënderuar ambasadoren për çdo gjë që ka bërë Finlanda për Kosovën, e veçanërisht për sektorin e arsimit, ndërsa ka theksuar se është i rëndësishëm bashkëpunimi me këtë shtet, i cili tashmë ka një arsim nga më të zhvilluarit në botë.

Ministrja Bajrami tha se është e nevojshme mbështetja nga partnerët zhvillimorë, në mënyrë që të realizohen politikat e parapara në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme, e që synojnë zhvillimin e sektorit të arsimit, i cili do të përmirësonte gjendjen edhe në gjithë sektorët e tjerë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besarta Jashari, vajza e heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, ia…