Vajza e heroit Hamëz Jashari me urim prekës për ditëlindjen e babait të saj

19 shkurt 2020 | 13:48

Besarta Jashari, vajza e heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, ia ka uruar ditëlindjen babait të saj.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar një urim mjaftë prekës për babain e saj.

Në këtë urim, Besarta ka kujtuar fjalët edhe kohët që ka kaluar me babin e saj, Hamëz Jashari, vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Faleminderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu… Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj”, ka shkruar ajo.

Besarta Jashari kishte arritur të shpëtonte e gjallë gjatë betejës se Jasharëve më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Postimi i plotë i Besarta Jasharit:

…për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmijë – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Faleminderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu… Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,
Besarta

…për ditëlindjen tënde babush.Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet…

Gepostet von Besarta H. Jashari am Mittwoch, 19. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet RASHITI Albin Kurti mundet edhe të mos ketë ndryshuar,…