‘Kosova nuk i bindi shtetet skeptike që liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS’

10 nëntor 2022 | 16:03

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas raportimeve se liberalizimi i vizave pritet të realizohet më 1 nëntor 2023.

Përmes një postimi në “Facebook”, Deliu-Kodra ka deklaruar se duket që Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave të mos e lidhin me sistemin ETIAS.

“Megjithatë, duket se Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS, i cili, parashikohet me u funksionalizuar në nëntor të vitit 2023. Pra, parashikohet, nuk është e sigurt. Sepse, funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot, janar 2023, maj 2023 dhe tani nëntor 2023”, ka shkruar Deliu – Kodra.

Ajo ka thënë se nuk i dihet datës së raportuar për liberalizim të vizave, duke shtuar se kjo datë mund të shtyhet ndoshta edhe për vitin 2024.

“Por, presim na…edhe qeveria, në mungesë t’punve!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditës kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi,…