Kosova pajtohet për riklasifikim të veteranëve të luftës

25 maj 2018 | 20:43

Ndryshimet e Ligjit të veteranëve të luftës u miratuan me shumë zhurmë e polemika, derisa zbatimi i amendamenteve të tij do të duhej të niste në prill të vitit 2017.

Miliona euro parashiheshin t’i kurseheshin arkës së shtetit vetëm me kategorizimin e tij, por as në majin e 2018 ky ligj nuk ka arritur të fuqizohet.

Qeveria e Kosovës thotë se derisa dosjet e veteranëve të luftës gjenden në Prokurori, edhe kategorizimi i tyre, sipas ligjit të ndryshuar, është i pamundur.

Por, Gazmend Syla, që udhëheq zyrën e veteranëve në Qeveri, thotë se as ligji i kaluar nuk u zbatua dhe sipas tij, veteranët nuk përfituan dhjetëra benefite që ua njihte ligji pikërisht pse ministritë nuk nxorën udhëzimet administrative që do t’i rregullonin ato, pavarësisht që kostoja nuk ishte e lartë.

Gazmend Syla në një postim të tij në “Facebook” po ashtu ka thënë se qeveria e kaluar asnjëherë nuk bëri zgjidhjen e duhur dhe të përhershme për kategoritë e lirisë, shumë prej akteve nënligjore që lehtësojnë jetën e kësaj kategorie edhe pse ishin obligative të nxjerren në afat 6 muaj deri ne 1 vit pas hyrjes në fuqi të ligjit, asnjehere nuk u nxorën. 

Qeveria Haradinaj zotohet se do ta bëjë një gjë të tillë shumë shpejtë.

Kosova me MSA, ka marë obligime të zbatojë ligjin, por kjo marrëveshje me Evropën nuk do të përmbushet, pa zbatimin e plotë të ligjit për Veteranët, Invalidët e Familjet e Dëshmorëve. 

Kategoritë e lirisë janë krenaria e kombit tonë dhe më meritoret për ditët që po i jetojmë ka shtuar, Gazmend Syla.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli i cili po…