Kosova renditet e 11-ta

17 korrik 2023 | 11:56

Kosova U20 është renditur në vendin e 11-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

“Dardanët” në ndeshjen për vendin e 11-të ka mundur Austrinë pas vazhdimeve me rezultat 78:67 (13:16, 20:12, 7:19, 20:13, 18:7).

Në periudhën e parë, austriakët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 13:16, por “Dardanët” e rinj u rikthyen në çerekun e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 33:28.

Por, në periodën e tretë, austriakët u rikthyen sërish, ku e fituan këtë pjesë 7:19, por në dhjetë minutat dhe vendimtare, Kosova u rikthye dhe pas një fundi dramatik rezultati ishte 60:60. Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës ishin shumë më të mirë dhe triumfuan 78:67.

Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Bardh Istrefi me 14 pikë e tetë kërcime, Olsi Kurtaj me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Jon Ukaj me 14 pikë e tetë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk do të marrë pjesë…