Kosova shënon shënon Ditën e Kushtetutës

09 prill 2024 | 09:04

Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës, duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ndërsa Kuvendi i Kosovës, dy muaj më pas, ratifikoi aktin më të lartë juridik i cila më 15 qershor të të njëjtit vit hyri në fuqi.

Një pjesë e madhe e dokumentit bazë të shtetësisë rrjedh nga Plani i Ahtisaarit, i cili garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky akt juridik e definon Kosovën si një shtet civil e multietik, i përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, si dhe e definon Kosovën si një shtet laik.

Kushtetuta e Kosovës ka 14 kapituj dhe 162 nene. Megjithatë, përkundër se ligjshmëria kushtetuese është e pacënueshme, dokumenti mbi të cilin funksion Kosova është shkelur disa herë nga pothuajse të gjitha institucionet e larta shtetërore, sikuse nga pushteti legjislativ, ashtu edhe nga pushteti ekzekutiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Avokatëve të Kosovës njofton për vdekjen e avokatit…