Kosova sot në 20:45 përballet me Rumaninë

12 shtator 2023 | 08:59

Kosova sonte përballet me Rumaninë
Ekspedita e Kosovës në futboll të hënën ka arritur në Bukuresht ku edhe ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha në konferencë për media ka deklaruar se të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë, por që se Kosova ka udhëtuar me synim për të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “National Arena”.

“Pres rezultat pozitiv dhe do të japim gjithçka për të arritur këtë. Luajmë kundër një ekipi që ka shumë lojtarë teknikë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë dhe të luajnë në klube të mëdha. Jemi përgatitur mirë dhe ndihemi shumë mirë para kësaj ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një lojë e shkëlqyeshme, sepse të dyja ekipet kemi nevojë për pikë”, ka thënë Gliha.

Optimist për ndeshjen ndaj rumunëve është shfaqur edhe Mërgim Vojvoda. Ky i fundit ka thënë se rezultati i arritur ndaj Zvicrës e ka ngritur moralin tek ekipi. I pyetur nga gazetari rumun rreth provokimeve të tifozëve rumun në Prishtinë dhe mundësisë së përsëritjes së provokimeve të tilla në Bukuresht, Vojvoda është përgjigjur: “Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës dhe ne e përfaqësojmë këtë shtet dhe askënd tjetër. Ne jemi Kosova. Jemi të lindur nga lufta dhe do të bëhemi më të fortë se guri”.

Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet sonte (e martë) në orën 20:45. Rumania është në pozitën e dytë në Grupin I, me 9 pikë, derisa Kosova është në kuotën e 4 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët në pjesë të Marokut të shkatërruar nga tërmeti më…