Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Evropian

09 gusht 2022 | 13:39

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë.

Kosova është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.

Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Ndeshjen e dytë Kosova e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe…