Kosova U19 mposhtet në përballjen e parë të Kampionatit Ballkanik

10 gusht 2022 | 22:32

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Ballkanik në Mioveni kundër nikoqirit, Rumanisë, në Grupin A.

Vashat ‘Dardane’ treguan paraqitje impresive në setin e parë, të cilin arritën ta fitojnë me rezultat 25-22, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatë, derisa u mposhtën në setet pasuese me rezultat 25-16, 25-22 dhe 25-11.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Turqisë, të enjten me fillim nga ora 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka dyfishuar avantazhin 2:0 në finalen e…