Kosova U22 mban grumbullimin e dytë

09 qershor 2023 | 12:55

Përfaqësuesja U22 e Kosovës në hendboll për femra ka mbajtur grumbullimin e dytë para kualifikueseve të Kampionatit Ballkanik, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Mbarëvajtja e grumbullimit u përcoll me vëmendje nga stafi teknik i “dardaneve”, i përbërë nga selektori Ylli Kadriu dhe trajnerët Dardan Husaj e Kastriot Azemi.

Treshja e stafit teknik do të punojë vazhdimisht në zhvillimin e potencialit të vashave edhe në grumbullimet e ardhshme, para se të vendosin për listën përfundimtare të të ftuarave për kualifikueset e Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionistja Kimete Berisha është tallur keq me Prindon Sadriun, bashkëshortin…