Kosova vend me perspektivë drejt integrimit euroatlantik

08 maj 2018 | 19:21

Ndërtimi i qendrës rinore multifunksionale në rajonin e Gjakovës, e cila do të bëhet sipas modelit amerikan, do të jetë shenjë e qartë dalluese e përkushtimit në mbështetje të rinisë së vendit tonë për edukim jo formal.

Kështu është thënë gjatë një takimi që kishte sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi me një delegacion nga shteti i Iowa-së i SHBA-së, i cili po qëndron në vendin tonë.

Ministri Gashi shprehu mirënjohje për popullin dhe administratën e SHBA-së, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme nëpër të gjitha fazat historike nëpër të cilat ka kaluar populli dhe vendi ynë.

“Të rinjtë e vendit tonë janë potencial për të ofruar suksese jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Anëtarët e delegacionit nga SHBA thanë se ndihen të impresionuar nga zhvillimet pozitive në Kosovë për të bërë realitet ëndrrën drejt integrimeve euroatlantike.

Ndryshe, MKRS ka bashkëpunim në shumë fusha me SHBA-të, përmes Ambasadës Amerikane, e cila është e akredituar në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politika e jashtme e Kosovës po reflekton disa ndasi në…