Kosova vendos për takimin e Brukselit pasi të vizitohen policët e rrëmbyer

19 qershor 2023 | 12:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për të shkuar në Bruksel për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq do ta marrë pas vizitës të shefit të zyrës ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Kurti ka thënë se Jashari pritet të shkojë nesër (e martë) në qendrën e paraburgimit dhe më pas do të vlerësojë për takimin me Vuçiqin.

Në anën tjetër, Kurti tha se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri.

Këto komente Kurti i ka bërë pasi ka marrë pjesë në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës kaka njoftuar se ka parandaluar tri raste…