KQZ-ja përjashton nga rezultati një vendvotim në Vushtrri dhe një në Mitrovicë të Veriut

02 mars 2021 | 14:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka përjashtuar dy vendvotime nga rezultati zgjedhor.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka thënë se vendvotimet e refuzuara janë në Vushtrri dhe Mitrovicë të Veriut.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve. Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut)”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka treguar se pas rinumërimit, ka rezultuar se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve.

“Pas rinumërimit, rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve. Janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Art Deva është mjek i ri tashmë specializant në kirurgji.…