Krasniqi dhe Ismaili vizitojnë Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dielli do të lind përsëri

18 nëntor 2023 | 11:09

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me Uran Ismailin, vizituan përsëri në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.

“I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy punëtorë në Lipjan kanë përfunduar në stacion policor pasi…