Krasniqi: Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë-Kosovë, duhet të marrë fund më 17 tetor

25 shtator 2021 | 22:24

“Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë-Kosovë, duhet të marrë fund më 17 tetor, që më 18 tetor, Rrahim Tërnava bashkë me qytetarët, të nisë kapitullin e ri për këtë qytet të mundësive e potencialit”, kështu ka deklaruar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë një aktiviteti me qytetarët e Fushë-Kosovës.

Ai ka theksuar se Rrahim Tërnava është i afërt e i dashur me të gjithë, mik i qytetarëve, që ua vlerëson mundin e përkushtimin.

“Politikan që ka plan për të rinjtë dhe të rejat e Fushë Kosovës, për familjet, për ndërmarrësit, për punëtorët, për mësimdhënësit e nxënësit, mjekët dhe infermierët, për njerëzit e artit, sportit e kulturës, pa dallim. Në këto zgjedhje, ne jo veç që kemi kandidatin më të mirë e listën më të denjë, por edhe vullnetin e pathyeshëm për të fituar, e për të transformuar Fushë Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën…