Krasniqi kujton vendimin e GJND-së e cila konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës

22 korrik 2022 | 11:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në një postim në “Facebook”, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.

“Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës”, ka shkruar lideri i PDK-së.

https://fb.watch/eq92uN79cW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i hidhur vjen nga Gjermania, teksa ka ndërruar…