Krasniqi: Më në fund, pas dhjetë viteve pavarësi një vendim i dinjitetshëm

21 nëntor 2018 | 23:21

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar për vendimin Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. 

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është i vetmi vendim që ka rëndësi të veçantë  kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve të Pavarësisë e të shtetndërtimit. 

“Ky vendim nuk guxon të jetë i vetmi i kësaj natyre. Kosova duhet të merr edhe vendime të tjera në raport më cdo veprim të Serbinë, përderisa ajo vazhdon të eci me kokëfortësi në gjurmët e politikave të gjenocidit serb të kohës së Rankoviqit e të Millosheviqit. Ky vendim duhet të jetë përgjigje edhe për Bashkimin Evropian, pasi më shumë se pesë vende të tij votuan kundër ose abstenuan për t’u anëtarësua Kosova në Interpol”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se kjo u bë për dy arsyeje:

“1. Pse ato vende që 20 vite janë duke i mbrojtur politikat e gjenocidit serb, për të cilin gjenocid kanë dëshmi të shumta të cilat i dinë mirë ato vende, ashtu sic i dinë e gjithë Bota e qytetëruar; dhe

2. Pse po i mbrojnë kriminelet serb për të cilët Kosova duhet t’i kërkonte dhe ata të dilnin para drejtësisë për veprat e shumta kriminale, për të cilën gjë Serbia ka investuar para të shumta”, ka shkruar ish-kryetari i Kuvendit.

“Nëse Botës se qytetëruar nuk i janë shkaktuar dhimbje njerëzorë, ne që i kemi jetuar ato dhimbje zemre, nuk jemi të obliguar t’i heshtim ato dhimbje të shpirtit njerëzor! Zërat e tyre nuk na lënë që të flemë rehat! Mogerini dhe askush në Bruksel, e theksoj askush në Bruksel nuk ka të drejt morale e as politike, madje as njerëzore t’ia mohoj Kosovës të drejtën për të marr vendime në mbrojtje të interesave të saja jetike. Gjatë e kemi pritur drejtësinë, por ajo nuk po duket gjëkundi! BE-ja nuk e ka ketë të drejtë edhe për faktin pse pas shekullit të errtë të sundimit serb në Kosovë, ajo po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nëse Brukseli dëshiron të reflektoj vlera demokratike, atëherë ai presionin duhet ta drejtoj mbi pinjollët e gjenocidit, mbi ata që vazhdojnë të qeverisin në Beograd dhe që i kanë amnistuar nga të gjitha politikat e krimit e të gjenocidit të kryera jo vetëm në Kosovë.

“Ndërsa, udhëheqësit e Kosovës e kanë momentin e fundit ta tregojnë burrërinë e tyre për t’i dalë zot vendit e kombit të tyre. Nëse nuk e kanë burrërinë ta bëjnë ketë që i duhet kombit, le t’i lirojnë ato vende se ka kush u del zot! Politikat e gjenocidit serb nuk duhet toleruar më! Qytetarët e Kosovës do të jenë në mbrojtje të lirisë dhe të perspektivës në vendin e vet! Edhe më fuqishëm sesa ishin në luftën e fundit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova…